Kronikë

Autobusë të tejmbushur e me të meta teknike, nisin hetimet për 207 shoferë në Tiranë

1 Shtator 2021, 16:46| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 16:53

  • Share

Autobusët janë vënën në 'radarët' e Policisë Rrugore, ndërsa ditën e sotme në Tiranë u kapën 207 shoferë në shkelje. Sipas Policisë, në rrugë u konstatuan duke qarkulluar autobusë të mbushur përtej kapaciteteve të lejuara, me të meta teknike, apo edhe shoferë të dehur në timon.

Për pasojë janë proceduar:

• 12 drejtues autobusësh të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

• 34 drejtues autobusësh të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

• 44 drejtues autobusësh të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

• 21 autobusë të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

• 22 autobusë të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

• 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

• 14 drejtues autobusësh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët  2 në gjendje të dehur.

Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë me qëllimin disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mocali: 01/09/2021 19:03

    U kujtut mas 100 vjetsh me linja dhe shofer te degjenerum!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?