Autoambulanca bosh përplaset me Toyotën në aksin Patos-Fier, përfundon në kapanon (VIDEO)

16 Maj 2020, 19:38| Përditesimi: 16 Maj 2020, 19:43

  • Share

FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Patos - Fier,ku  ambulanca  është përplasur   me një makinë tipToyota.

Të dy mjetet kanë dalë nga rruga prej përplasjes, por shoferët nuk kanë pasur asnjë dëmtim. Ne vendgjarje ka shkuar policia rrugore  paraprakisht mendohet parakalim i gabuar, por pritet vednimi i ekspertëve.

Sipas të dhënave, autoambulanca është e spitalit të Fierit, kurse makina tip Toyota ka targa AA 365 YX. Në autoambulancën e cila ka përfunduar në një kapanon të ndodhur aty pranë, ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit dhe nuk ka pasur staf mjekësor apo pacientë.

Në automjetin tip Toyota udhëtonin dy persona të cilët nuk shfaqën  probleme shëndetësore. Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi i automjeteve  të pakta në rrugë, ndërsa situata po menaxhohet nga rrugoret.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?