Foto ilustruese

Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19, ligji për lehtësimin e masave hyn në fuqi më 16 prill

14 Janar 2023, 15:12| Përditesimi: 14 Janar 2023, 15:14

  • Share

Austria do të lehtësojë rregullat e saj për COVID-19 pas uljes së rasteve pozitive dhe uljes së numrit të personave që mjekoheshin në spital.

"Tani situata është lehtësuar ndjeshëm," tha ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch. Masat e lehtësuar do të hyjnë në fuqi më 16 prill do të hyjnë në fuqi të shtunën dhe do të zbatohen deri më 8 korrik. Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti.

Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk shoh shenja të kërcënimit në këtë moment”, shtoi ai.

Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ka përmendur se Austria është e përgatitur.

“Ne kemi vaksina, kemi ilaçe, jemi duke vëzhguar variantet”, sqaroi ai opinionin publik.

Mbajtja e maskave nuk do të jetë më e nevojshme për sektorin e kulturës dhe tregtisë. Sidoqoftë, maska ​​FFP2 do të kërkohet ende në transportin publik, në dyqanet ushqimore, zyrat e mjekëve dhe farmacitë. E njëjta gjë vlen edhe për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet, dhe njerëzit që hyjnë në to duhet ose të vaksinohen, të jenë shëruar nga virusi ose të kenë rezultuar negativ.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?