Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart dhe kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kosova & Rajoni

Austria mbështet integrimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, brenda dhjetorit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

18 Nëntor 2021, 17:49| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 17:58

  • Share

Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart gjatë një vizite në Shkup ka deklaruar se konferenca e parë ndërqeveritare për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të mbahet brenda muajit dhjetor.

“Duam t’i japim perspektivë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Për këtë arsye menjëherë tani në muajin Dhjetor, duhet të fillojnë bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një dritare e mundësive për të dyja palët, edhe për Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë edhe për BE-në. Ne angazhohemi që të fillojnë bisedimet në Dhjetor”, tha Linhart.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se vendi do ta shfrytëzojë mundësinë nwse konferenca hapet nw dhejtor, por sipas tij gjithçka varet nëse deri atëherë Bullgaria do të ketë qeveri të re.

“Ne jemi shumë më proaktivë në bisedimet me BE-në. Shpresojmë në vendimin për fillim të bisedimeve në dhjetor, por kjo varet nëse deri atëherë do të ketë qeveri të re në Bullgari. Shohim se 26 vende të BE-së janë pro asaj që kjo të jetë në muajin Dhjetor. Nëse do të jetë një muaj më herët ose më vonë kjo varet nga ajo që kur do të ketë qeveri të re në Bullgari. Me rëndësi është që ne të mos lejojmë të jemi pjesë e problemit, këtu jemi pjesë e zgjidhjes”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, Linhart ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ku kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Kënaqësi të takohem me Kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe, përfshirë në sektorin e biznesit, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal", shkruan Linhart.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?