Foto ilustruese

Austri/ Orteku i dëborës i merr jetën 3 skiatorëve, 2 të tjerë plagosen rëndë

6 Dhjetor 2021, 15:33| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 15:35

  • Share

Tre skiatorë kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një orteku në Austri.

Mësohet se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, 8 prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat gjatë një turneu.

Policia ka thënë se 3 skiatorët u zunë nga orteku ndërsa dy të plagosurit pjesërisht. Këta të fundit mundën të dilnin nga dëbora.

Sipas raportimeve, dy skiatorët humbën jetën menjëherë ndërsa i treti ndërroi jetë në spital.

Ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin skiatorët me ndihmën e pajisjeve që ata kishin, duke bërë të mundur lokalizimin

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?