Bota

Austri, ministri i ri i shëndetësisë paraqitet me atlete në ceremoninë e betimit

19 Prill 2021, 17:05| Përditesimi: 19 Prill 2021, 17:07

  • Share

Ministri i ri austriak i shëndetësisë ka marrë vëmendje të madhe gjatë ceremonisë së betimit në detyrën e re, pasi është paraqitur i veshur me atlete. Mjeku 46 vjeçar Wolgang Mückstein, nga partia e Gjelbër e Austrisë (Die Grünen), u betua zyrtarisht nga Presidenti Alexander Van der Bellen në Vjenë të Hënën.

Mückstein, i njohur për stilin e tij informal, më parë kishte postuar në Twitter një foto të tij, në tramvaj duke shkuar për në ceremoninë e betimit.

Paraqitja e tij, shkaktoi një rrëmujë të madhe në mediat sociale, ku disa e kritikuan për stilin e veshjes ndërsa shumë vlerësuan paraqitjen e tij.

"Unë kam respektin më të madh për këtë detyrë të përgjegjshme dhe pres bashkëpunimin e mirë për njerëzit," shkroi ministri i ri në Twitter.

Mückstein pason Rudolf Anschober, i cili dha dorëheqjen si ministër i shëndetësisë i Austrisë javën e kaluar për shkak të rraskapitjes gjatë krizës shëndetësore.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?