Foto ilustruese në Australi

Australia Perëndimore 'përballet' me të nxehtin ekstrem, temperatura pritet të shkojnë 47°C

20 Janar, 08:50| Përditesimi: 20 Janar, 08:52

  • Share

Australia Perëndimore po përballet me një valë të nxehti “ekstreme”, duke rritur rrezikun e zjarreve në të gjithë vendin.

Byroja e Meteorologjisë ka lëshuar një paralajmërim për valë ekstreme të të nxehtit për rajonet e largëta Pilbara dhe Gascoyne të shtetit më të madh të Australisë, duke thënë se temperaturat mund të kalojnë 40C gjatë fundjavës.

Në Pilbara, temperatura pritet të shkojnë 47 gradë Celsius të shtunën, më shumë se gjashtë gradë mbi temperaturën mesatare maksimale për janarin, sipas të dhënave të parashikimit.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Australi ishte 50.7 gradë Celsius në Aeroportin Onslow në Pilbara më 13 janar 2022, raporton Reuters.

Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e shpërthimit të zjarreve.

Në fillim të këtij muaji, qindra zjarrfikës luftuan për të vënë nën kontroll një zjarr pranë Perth, duke detyruara banorët të evakuoheshin.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?