Foto ilustruese

Australia ndryshon himnin kombëtar/ Kryeministri Morrison: Jemi një komb modern por historia e vendit tonë është e lashtë

4 Janar 2021, 10:35| Përditesimi: 4 Janar 2021, 10:38

  • Share

Pas 140 vitesh himni kombëtar i Australisë ka ndryshuar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene, dhe siç është quajtur nga qeveria në kuadër të një lëvizjeje “frymë uniteti”.

Ndryshimet kanë të bëjnë me vargun e dytë të himnit i cili nuk do të jetë më "se jemi të rinj dhe të lirë", por "se jemi të bashkuar dhe të lirë".

Kryeministri i vendit Scott Morrison tha se ky është një ndryshim i vogël por i rëndësishëm.

"Ishte koha për të siguruar që ky unitet i madh do të pasqyrohet më plotësisht në himnin tonë kombëtar", tha Morrison, duke shtuar pretendimin se Australia ishte "kombi më i suksesshëm multikulturor në Tokë".

Duke shpjeguar arsyetimin e këtij ndryshimi, Kryeministri tha në një deklaratë: "Ndërsa Australia si një komb modern mund të jetë relativisht i ri, historia e vendit tonë është e lashtë,”, shtoi ai.

Himni aktual australian i ka pësuar dhe ndryshimin e vargut të dytë  është interpretuar për herë të parë në vitin 1878 nga kopmpozitori me origjinë skoceze Skoceze Peter Dodds McCormick, Ai zëvendësoi "Zoti Ruaj Mbretëreshën" si himnin kombëtar zyrtar në 1984.

Kryeministri Morrison ka uruar vitin e ri për qytetarët përmes vargut të dytë të ri të himnit kombëtar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?