Australia i anulon vizën tenistit të famshëm serb! Polemika mbi raportin e tij shëndetësor që e përjashtonte nga vaksinimi kundër COVID

6 Janar 2022, 08:01| Përditesimi: 6 Janar 2022, 12:45

  • Share

Nëntë herë kampion i 'Australian Open', Novak Djokovic, lojtari numër 1 i tenisit për meshkuj në botë mund të mos jetë në gjendje të mbrojë titullin e tij të vitit 2021 pasi viza e tij për të hyrë në Australi u anulua.

Pati një 'lum' reagimesh mbi përjashtimin e tij mjekësor të diskutueshëm nga rregullat e vaksinimit kundër COVID që kishte përcaktuar Australia.

Djokovic nuk ka bërë deklarata publike mbi statusin e tij të vaksinimit, por në një konferencë për shtyp, kryeministri australian Scott Morrison tha se ai 'nuk kishte një raport të vlefshëm mjekësor që e përjashton atë nga bërja e vaksinës'.

"Hyrja me vizë kërkon vaksinim me të dyja dozat ose një raport mjekësor që të përjashton nga vaksinimi. Por nëse nuk je i vaksinuar me të dyja dozat dhe nëse nuk je shtetas australian nuk mund të vish në Australi. Nëse viza anulohet atëherë personi duhet të largohet nga Australia", tha ai.

Avokatët e Djokovic planifikojnë të kundërshtojnë dëbimin e tij nga Australia, ndërsa seanca gjyqësore është përcaktuar të mbahet pasditen e sotme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?