Bota

Australia heq ndalimin e udhëtimit jashtë vendit pas 18 muajve bllokim

27 Tetor 2021, 11:28| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 11:44

  • Share

Australia heq ndalimin e qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit pa autorizim, të vendosur 18 muaj më parë për shkak të koronavirusit.

Mësohet se deri në fund të vitit do të hapë kufijtë për punëtorët e kualifikuar dhe studentët e huaj.

Ky vendim i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Brendshme e Australisë, vjen ku përqindja e të rriturve që kanë përfunduar kursin e vaksinimit i afrohet objektivit prej 80 për qind.

Autoritetet kanë paralajmëruar udhëtimin me Singaporin. Fluturimet e Qantas drejt qytet-shtetit pritet të rifillojnë më 22 nëntor.

Për gati 600 ditë, fluturime të panumërta ndërkombëtare u bllokuan dhe shumë pak australianë u lejuan të largoheshin nga vendi.

Shumë familje janë ndarë në kontinente të ndryshme, dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit dhe të huajt që banojnë në Australi nuk kanë mundur, gjatë gjithë kësaj kohe, të shohin miq apo të afërm.

Ndërkohë, Australia ka autorizuar administrimin e një doze të tretë përforcuese të vaksinave për të gjithë personat mbi 18 vjeç nga fillimi i nëntorit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?