Bota

Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, habiten gazetarët (video)

22 Shtator 2021, 09:59| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 10:07

  • Share

Një tërmet me fuqi prej 5.8 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën juglindore të Australisë, duke shkaktuar dëme të rënda materiale në qytetin Melbourne.

Tërmeti ndodhi rreth orës 9 e 15 minuta të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale në Mansfield dhe imazhet e gazetarëve të ABC Australia Michael Rowland dhe Tony Armstrong të cilët në momentin e tërmetit gjendeshin në studio. Fytyrat e tyre dhe shprehjet gjatë transmetimit u bënë virale brenda pak minutash.

Dridhjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor. Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy dridhje me fuqi prej 4.0 dhe 3.1 shkallësh.

Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi në vjetët e fundit, duket se ai nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?