Foto nga kampi Al-Hol në Siri

Australia do të nisë mision shpëtimi për gratë dhe fëmijët e bllokuar në kampet famëkeqe siriane

2 Tetor 2022, 11:28| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 11:41

  • Share

Qeveria australiane po përgatitet të nisë një mision për të shpëtuar dhjetëra gra dhe fëmijë australianë të bllokuar në kampet e paraburgimit sirian. Më shumë se 20 gra australiane dhe më shumë se 40 fëmijë – të vejat, djemtë dhe vajzat e luftëtarëve të Shtetit Islamik të vrarë ose të burgosur – mbeten brenda kampeve të paraburgimit al-Hol dhe Roj në Sirinë verilindore.

Australia do të riatdhesojë më shumë se 20 qytetarë të saj, shumica prej tyre fëmijë, por nuk do të jetë në gjendje t'i nxjerrë të gjithë Australianët nga kampet menjëherë. Operacionet e mëvonshme priten në muajt e ardhshëm. Shumë nga gratë e mbajtura në kampe thonë se janë detyruar ose mashtruar për të udhëtuar në Siri nga burrat që kanë vdekur që atëherë.

Shumica e fëmijëve australianë janë nën gjashtë vjeç; disa kanë lindur në kampe. Në vitin 2019, Australia nisi një mision sekret shpëtimi për të riatdhesuar tetë jetimë australianë, duke përfshirë një adoleshente shtatzënë, nga kampet. Por që atëherë qeveria ka refuzuar të sjellë më në shtëpi, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

M.N//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?