Australi, shqiponja tenton të rrëmbejë
fëmijën në një shfaqje të kafshëve

12 Korrik 2016, 21:28| Përditesimi:

  • Share
Gjatë një shfaqjeje popullore të kafshëve të egra në një park në Australi shqiponja është përpjekur të fluturojë duke tërhequr pas vetes një fëmijë të terrorizuar. Dëshmitarët u shprehën se zogu tentoi ta tërhiqte pas vetes njësoj sikur ai të ishte një ‘’kafshë e vogël’’.
 
Djali i cili mendohet të jetë rreth moshës 8-vjeçare, u largua me vrull nga shpendi i tërbuar. Sulmi e ka trembur të voglin i cili përfundoi duke qarë dhe me plagë të lehta.
 
Një hetim i plotë po bëhet në lidhje me rrethanat e këtij incidenti, ndërkohë që shqiponja nuk do të lejohet te jetë e pranishme gjatë shfaqjes derisa hetimi të përfundojë.

eagle

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?