Foto ilustruese

Australi/ Numër i lartë shtrimesh në spitale nga COVID! Zyrtarët e Shëndetësisë: Pritet të rriten rastet e reja

2 Janar 2022, 18:37| Përditesimi: 2 Janar 2022, 18:42

  • Share

Sot në Sideni kishte radhë të gjata njerëzish, që prisnin të testoheshin për koronavirusin. Zyrtarët e shëndetësisë në të gjithë Australinë njoftuan se situata ishte shkak i kërkesave të larta të njerëzve për t’u testuar për COVID.

Në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, ku ndodhet Sidnei, të shtunën u kryen më shumë se 90,000 teste. Zyrtarët thanë se mbi 48 mijë teste janë kryer vetëm në shtetin Viktoria.

Sipas autoriteteve shqetësim përbën rritja e numrit të personave që shtrohen në spitale.

“Ndërsa jemi futur në vitin e ri, ne po hyjmë në një betejë të re kundër COVID-19. Për dy vjet, sistemi ynë shëndetësor dhe puna e palodhur e personelit mjekësor ka sjellë një mbrojtje ndaj kësaj sëmundjeje tinëzare”, tha në një konferencë për mediat Cameron Dick, drejtues në shtetin Queensland.

Doktor John Gerrard, i cili drejton sistemin shëndetësor në shtetin Queensland, thotë se me rritjen e testimeve do të vihet re dhe një rritje e rasteve të reja me COVID.

“Kështu që nuk do të jetë aspak befasi edhe nëse në dy ditët e ardhshme, do të shohim një rritje të konsiderueshme të rasteve pasi më shumë njerëz po vijnë për t’u testuar”, theksoi ai.

Sot në Uellsin e Ri Jugor njoftuan dy vdekje të lidhura me COVID-19 dhe mbi 18 mijë raste infeksionesh të reja. Ndërkohë, në shtetin Viktoria u regjistruan tre vdekje të reja dhe mbi 7 mijë raste të tjera me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë në Australi 2,260 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit./VOA/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?