Australi/ Fëmija ngec brenda makinerisë së lodrave (VIDEO)

3 Shkurt, 22:26| Përditesimi: 4 Shkurt, 00:07

  • Share

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Australi në një qendër tregtare, ku një fëmijë ka ngecur brenda një makineri lodrash.

U desh ndërhyrja e policisë së Queensland-it për të nxjerrë fëmijën nga makineri e madhe me mure xhami.

Pavarësisht se ai ishte i bllokuar, fëmija dukej i lumtur në mesin e dhjetrave kukullave të pellushit.

Pas disa momentesh, policia theu xhamin e makinerisë dhe prindi mori në krahë fëmijën shëndosh e mirë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?