Vlore, foto arkive

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje? 

16 Prill, 11:58| Përditesimi: 16 Prill, 12:03

  • Share

Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga vlerat thelbësore të markës vendase. Autenticitetin. 

Zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zëvendësimin e tyre me grumbuj betoni të shëmtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë. Aq më keq promovimi i tyre. 

Por a ka vlerë argumenti vetëm në vlerat estetike?   
Trendi i turizmit botëror ka vite tashmë që po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qëndrushmerisë së industrisë.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë të promovojë dhe do të mbështes zhvillime të tilla si fotot në fjalë shumë shpejt do të humbasi atraksionin e saj duke u kthyer në një destinacion pa vlera lokale.

Ndërkohë humbësit e mëdhenj do të jenë banorët dhe bizneset e vogla ndërsa fituesit e mëdhenj do të jetojnë në Vjenë apo Paris pasi t’ju kenë shitur vilat e betonit zengjinëve të rinj shqiptar.

Postim ne facebook

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • neri: 16/04/2024 13:19

    shume e vertet!!

    Përgjigju
  • beni: 16/04/2024 13:19

    keto si mole artificiale,,,duhen te mos lejohen nga IK.K.M.T,,SEPSE nuk lejojne veete-pastrimin dhe nderrimin e ujit te detit...duke e bere zonen aty si zone me lluc...shteti ti denoje keta hajvane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?