Rrenojat

Auron Tare denoncon shkatërrimin e mureve të mbetura nga Kështjella e Onhezmit: U dëmtuan me pasion nga të gjithë kryebashkiakët e Sarandës moderne

20 Korrik 2023, 12:02| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 12:20

  • Share

Studiuesi i njohur eksperti dhe njohësi i mirë i trashëgimisë kulturore denoncon me keqardhje shkatërrimin e mureve të mbetura nga Kështjella e Onhezmit në Sarandë. 

Ai tërheq vëmendjen ndaj të gjithë kryebashkiakëve të cilët nuk morën masa për të ruajtur këtë objekt të çmuar të trashëgimisë kulturore.

“Nga copat e fundit të Onhezmit Romak. Shkatërruar me pasion dhe dëshire nga të gjithe kryebashkiaket e Sarandes moderne te cilet te lumtuar shijojne jeten e qete larg qytetit qe kontribuan per ta shpartalluar me sukses" shkruan Tare.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?