Foto ilustruese

Audienca në maksimum, por s'ka reklama! Mediat në Spanjë thirrje qeverisë për ndihmë: Koronavirusi po na çon drejt kolapsit

24 Mars 2020, 20:32| Përditesimi: 24 Mars 2020, 20:43

  • Share

Në një moment kur Spanja, ashtu si e gjithë bota po përballet me një situatë mjaft të rëndë nga koronavirusi, mediat ndodhen përballë kolapsit të reklamave dhe për këtë shkak i kanë bërë thirrje qeverisë për ndihmë për të ruajtur përpjekjen për informim.

"Audienca e shtypit, e radios dhe e televizionit kanë arritur maksimumet, por ngadalësimi ekonomik po kërcënon vazhdimësinë e tyre. Kur gazetaria është më e domosdoshme se kurrë, kur informacioni cilësor kërkohet më shumë situata e mediave po bëhet shkatërruese" shkruan 'El Pais'.

Përballë kësaj situate, shoqatat e botuesve të shtypit, radiove dhe televizioneve kanë ngritur një klithmë alarmi sepse, reklamimi ka rënë si rezultat i rënies ekonomike dhe masave emergjente përballë krizës së koronavirusit .

"Kjo nënkupton shkatërrimin, mbylljen e stacioneve dhe papunësi". Për këtë arsye ata i kërkojnë qeverisë të vendosë masa specifike mbështetëse për të mbajtur veprimtarinë e medias gjallë, thelbësore për qytetarët. Ata kërkojnë një plan që do të përfshinte garanci dhe kredi të buta për kompanitë e mediave dhe një ulje të kuotave të Sigurimeve Shoqërore.

"Nëse nuk jepet ndihmë, do të jetë një tsunam dhe një tragjedi për demokracinë" tha Fernando Yarza, president i Shoqatës Botërore të Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve. Kjo krizë, shpjegon ai, "ka zbritur në kohën më të keqe të mundshme. Sektori tashmë ka pësuar rregullime shumë të dhimbshme, dhe ne kemi ardhur këtu shumë të prekur dhe pa ndihmë".

"Ne po përballemi me diçka të pashembullt, rënia e të ardhurave do të thotë se kemi më pak aftësi financiare sesa në krizën e mëparshme" tha Antonio Fernández-Galiano, president i Shoqatës së Mediave të Informacionit (AMI).

Gazetarët spanjollë i kanë përcjellë qeverisë propozimet në një dokument. "Për të parandaluar përkeqësimin e kompanive të mediave, humbjen e vendeve të punës dhe humbjen e pluralizmit të informacionit si mbështetje për demokracinë, kërkojmë miratimin nga qeveria të një plani specifik që do të korrigjojë situatën, për sa kohë që thuajse mungesa e publicitetit vazhdon në një moment të urgjencës kombëtare". Anulimi i fushatave reklamuese ka sjellë sipas medieve spanjolle një rënie të të ardhurave deri në 75% ose 80%.

Faksimile e lajmit te 'El Pais'

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?