Çifti martohet në trenin me shpejtësi 125 milje në orë, aty ku u takuan për herë të parë

9 Mars, 15:51| Përditesimi: 9 Mars, 16:12

  • Share

Kemi dëgjuar shpesh herë që një burrë i ka propozuar për martesë të dashurës së tij në vendin ku janë takuar për herë të parë, si simbolikë e kurorëzimit të lidhjes së tyre aty ku ajo nisi, por kurrë nuk kemi parë një çift që të jetë martuar në një vend të tillë e sidomos kur bëhet fjalë që pikëtakimi i parë të ketë qenë një tren.

Diçka e tillë ka ndodhur në linjën hekurudhore Londër Paddington – Swansea, ku Vince Smith dhe Leah Anderson, burrë e grua, zgjodhën të martoheshin, pasi ishin takuar në një tren për herë të parë.

Ata zhvilluan dasmën në bordin e trenit me miratimin e autoriteteve përkatëse, me praninë e një prifti që dhe drejtoi ceremoninë.

Të sapomartuarit u takuan në një tren tetë vjet më parë dhe babai i zonjës Anderson ishte një sinjalizues hekurudhor për 51 vjet.

Mendohet të jetë dasma e parë në Mbretërinë e Bashkuar që mbahet tërësisht në një tren që ishte në lëvizje me një shpejtësi 125 milje në orë.

Të ftuarit u larguan nga treni në Cardiff dhe çifti i lumtur vazhdoi në Sëansea për natën e tyre të dasmës.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?