Foto ilustruese

Atmosferë, qytete të ‘veshura’ me drita dhe ushqim pa limit, cili është vendi që feston Krishtlindjet 4 muaj në vit?!

21 Dhjetor 2021, 12:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 12:42

  • Share

E kush nuk pret me padurim dhjetorin për atmosferë festive, qytete të “veshura” me drita dhe ushqim pa limit? Kush adhuron Krishtlindjet, duhet me patjetër të zhvendoset në Filipine, pasi atmosfera e festave zgjatë për 4 muaj.

Nga shtatori-janar filipinezët janë në “stinën e festave” siç e quajnë ata!

Çfarë janë muajt ‘ber’?

Krishtlindja festohet gjatë muajve “ber”, siç quhet në Filipine, domethënë shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Ethet e Krishtlindjeve fillojnë më 1 shtator dhe mbarojnë javën e parë të janarit,” tha Marot Nelmida-Flores, një profesor i studimeve të Filipineve në Universitetin e Filipineve Diliman.

Ky është një fenopmen i viteve të fundit, por pse kjo?!

Arsyeja është definitivisht Komercializimi i festës

Me përhapjen e qendrave tregtare, festa e Krishtlindjeve u bë automatikisht më e përhapur edhe në kohë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në zgjatjen e sezonit të festave është kthimi i 2.2 milionë qytetarëve filipinezë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas Autoritetit të Statistikave të Filipineve, punëtorët jashtë shtetit dërguan gati 30 miliardë dollarë në Filipine në vitin 2020, që përfaqëson gati 10% të produktit të përgjithshëm bruto të vendit. Megjithatë një gjë e tillë rrezikon të ndodhi ketë vit. Kjo ka të ngjarë të mos ndodhë këtë vit. Shumë nga punëtorët jashtë shtetit, të cilët jetojnë në vende si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kongu, nuk po udhëtojnë këtë vit për shkak të pandemisë globale.

Një komb i besimit

Feja është arsyeja kryesore e periudhës së gjatë të festimeve në Filipine. Këtë vit vendi po feston 500 vjetorin e krishterimit. Rreth 92% e njerëzve në Filipine janë të krishterë, një shifër më e madhe se ajo e Italisë.

Çfarë do të thotë “periudha festive”?

Filipinezët janë një popull i lumtur, pasi ata gjejnë arsye për të festuar dhe përgatitur ushqim, për t’u mbledhur rreth një tavoline, për të kënduar, kërcyer dhe gëzuar.

A do të donit të jetonit në Filipine?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?