Erion Veliaj, Yuri Kim dhe Blerina Gjylameti

Kronikë

Atmosfera e zjarrtë e finales së madhe ‘Euro 2020’ mbledh në shesh Veliajn, Kim dhe Bucci-n

12 Korrik 2021, 11:02| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 11:14

  • Share

Finalja e madhe e “Euro 2020” u prit me një atmosferë të zjarrtë në “Tirana Fan Zone”, që prej fillimit të Evropianit është shndërruar në një stadium për të pritur tifozët të shijojnë së bashku lojën e skuadrave të tyre të preferuara.

Qindra tifozë të dy ekipeve, Anglisë dhe Italisë, “pushtuan” sheshin me flamuj për të mbështetur ekipet e tyre të zemrës.

Nga kjo festë e madhe, nuk kanë munguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili është shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe deputetja Blerina Gjylameti, të cilët edhe kanë postuar një fotografi së bashku.

I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian, Fabrizio Bucci që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.

Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi I preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të showbizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?