Atmosfera e festave trokasin në qytetin e Lezhës dhe Fierit! Kryebashkiakët 'sfidojnë' pandeminë (VIDEO)

7 Dhjetor 2020, 19:44| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 19:53

  • Share

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur në qytetin e Lezhës në këtë vit të pazakontë.

Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ceremonia e ndezjes së dritave u zhvillua mbrëmjen e së dielës në sheshin "Gjergj Kastrioti". Dhjetëra qytetarë morën pjesë në aktivtetin e organizuar nga bashkia.

"Është një natë e veçantë në një natë të pazakontë. Meqë jeni mbledhur shumë dua tju përshëndes dhe tju uroj shëndet të gjthë familjeve lezhjane sepse koha është për të uruar shëndet dhe gjithë të mirat" - tha Ndreu.

E njëjta panoramë na shfaqet në qytetin e Fierit. Shumë qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit për të shijuar atmosferën e krijuar mes këngëve dhe zbukurimeve festive.

Ftesat e kryebashkiakëve duken të guximshme për të mbledhur qytetarë në shesh në kohën kur vendi është i ngërthyer nga ethet e pandemisë.

Foto nga qendra e qytetit të Lezhës

Foto nga qendra e qytetit të Fierit

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?