Luiza Gega dhe vajzat e stafetës

Atletikë/ Luiza Gega shkëlqen në Turqi, kampione e Ballkanit për herë të 10-të! Kombëtarja merr 4 medalje

10 Shkurt, 18:30| Përditesimi: 10 Shkurt, 21:36

  • Share

TURQI - Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi. Në Stamboll, aty ku mbahet kampionati Ballkanik, atletja garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Gega ia doli t’i lërë mbrapa të gjitha konkurrentet, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm dhe duke siguruar medalje.

Në garën e 1500 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burgu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopoulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Ndërkohë, në garën e 3000 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Theksojmë se Luiza Gega ka fituar tashmë 10 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike të Sallave të Mbyllura, duke e bërë atë më të suksesshmen në histori në këtë veprimtari rajonale.

Luiza Gega nuk ishte e vetmja medaliste e Kombëtares Kuqezi në Turqi, pasi vend në podium siguroi edhe Franko Burraj. Shkodrani fitoi medalje bronzi në garën e 400 metrave, teksa fiksoi kohën 46.89.

Shqipëria fitoi gjithashtu medalje bronzi edhe në stafetën 4×400 metra për vajza, me atletet Iljana Beqiri, Paola Shyle, Relaksa Dauti dhe Zhuljeta Çejku, duke e ndalur kronometrin në kohën 4:07.72.

Kështu bilanci total i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura në Turqi është 4 medalje në total, 2 të arta dhe 2 të bronzta.

Iljana Beqiri, Paola Shyle, Relaksa Dauti dhe Zhuljeta Çejku

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?