Atentati në Vlorë, Laertjad Kekaj u qëllua me pistoletë silenciator dhe kallashnikov nga 2 qitës brenda në makinë

10 Shtator 2023, 10:42| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 14:55

  • Share

1694324550_mmmvmmv.jpg

Detaje të reja nga ekzekutimi i Laertjad Kekajt ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Burime nga grupi hetimor të cilave i referohet Report Tv bëjnë të ditur se ndaj 41 vjeçarit është qëlluar me dy armë, një pistoletë me silenciator dhe një kallashnikov.

Mendohet se në makinën nga ku është shtënë kanë qenë tre persona. Njëri qitës ka qenë në vend të parë të makinës dhe tjetri prapa, informon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.  Mësohet se viktima ka marrë 6 plumba në kokë e në trup. 

Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por Keka ka qenë duke lëvizur me një motor kur është qëlluar nga mjet me targa italiane pranë bibliotekës në Vlorë. Report Tv ka mësuar se 41-vjeçari pasi është plagosur është rrëzuar nga motori dhe është ngritur në këmbë për t’u larguar. Ai ka ecur rreth 100-150 metra deri tek Kisha Ortodokse, por është ndjekur nga autorët, qe e qëlluar sërish për t’u siguruar që 41-vjeçari të vdiste. 


Lajmi kryesor:

Atentati në Vlorë/ Laertjad Kekaj u ekzekutua me 6 plumba në kokë e trup! U qëllua me kallashnikov e pistoletë me silenciator! 28 gëzhoja në vendngjarje


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?