Atentati në Vlorë, Agalliu: Qyteti bregdetar, vend ku krimi i organizuar kryen vrasje në mes të ditës

18 Gusht 2022, 12:22| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 12:28

  • Share

1659468001_ARBIAGALLIU.png

Deputeti i PD, Arbi Agalliu ka reaguar për atentatin në Vlorë duke thënë se qyteti bregdetar është kthyer në një vend ku krimi i organizuar kryen ekzekutime në mes të ditës pa u shqetësuar nga asgjë. Ndër të tjera, thotë se Vlora i është dorëzuar krimit.

"Vrasjet vazhdojnë!!! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit në hyrje të Vlorës!

Qyteti i Vlorës është kthyer prej vitesh në qytet ku krimi i organizuar dhe ai ordiner kryejnë vrasje e vjedhje në mes të ditës pa asnjë problem. Qyteti i Vlorës me dhjetra djem të zhdukur në këto vite i është dorëzuar aktivitetit kriminal", tha Agalliu.


Lajmi kryesor:

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, Alibeaj: Ngjarja dëshmon se shteti është dorëzuar përballë krimit! Partia e Lirisë: Rama vuri qeverinë në funksion të krimit të organizuar


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?