Kronikë

Atentati në Vlorë, 43-vjeçari vuri re se po ndiqej, la makinën ndezur dhe iku me vrap, por u qëllua me breshëri automatiku në derë të shtëpisë nga 2 autorët

3 Qershor 2021, 07:40| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 11:32

  • Share

Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë në Vlorë ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku. Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. Autorët që e kanë qëlluar dyshohet se kanë qenë 2.

1622710266_aa2.jpg


Lajmi kryesor:

Vlorë/ 'O ma hape derën', fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt para ekzekutimit! Autorët e vranë te pragu i shtëpisë, 15 plumba e kapën në trup, e ëma e gjeti në tokë të mbuluar në gjak (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?