Atentati në Shkodër, viktima i përfshirë në trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit! Në 2000 së bashku me vëllanë janë përfshirë në një vrasje, 3 vite më pas iu bë një atentat

12 Prill 2022, 11:46| Përditesimi: 12 Prill 2022, 12:06

  • Share

Detaje të reja nga atentati ndaj Nazmi Bandulës në lagjen "Partizani" në Shkodër. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes. Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale. Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë Albanin, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit. Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit, ndërsa edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm.


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër, ekzekutohet Nazim Bandula i përfshirë në trafikun e drogës, armëve e prostitucionit! Në vitin 2000 bashkë me vëllanë u përfshinë në një vrasje, 3 vite më pas iu bë atentat


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?