Atentati në Selitë, Zamir Kalemi rrëfen dinamikën e ngjarjes, zonat ku ka lëvizur dhe takimet! Burime: Indicie me vlerë për identifikimin e autorëve

14 Janar, 10:49| Përditesimi: 14 Janar, 12:52

  • Share

Grupi hetimor që po heton atentatin e të premtes ndaj Zamir Kalemit i cili mbeti plagosur, ka mundur t’i marrë detaje në dëshminë e 35 vjeçarit që mund të rezultojë indicie të rëndësishme për hetuesit që po merren me zbardhjen e ngjarjes.

Në dëshminë paraprake, marrë nga Policia e Tiranës, lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët, burime konfirmojnë se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por kanë dhënë detaje me vlerë për policinë që të shkojë drejt identifikimit të autorëve.

I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e departamentit të krimeve në Policinë e Tiranë kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve por edhe për dhënien e ndihmës për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit. Një ditë më parë policia vuri në dispozicion shifrën prej 15 mijë eurosh si shpërblim përe këto jep informacion të vlefshëm.

Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?