Atentati në Rrëshen/ Autorët për tre ditë ndoqën lëvizjet e Martin Bardhit! Motori i 'Jeep' hyri nga Kosova e solli një laçjan

20 Tetor 2023, 16:47| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 19:47

  • Share

LEZHE - Automjeti tip "Jeep" i përdorur nga autorët në vrasjen e Martin Bardhit me 26 shtator 2023 në Rrëshen ka lëvizur në këtë qytet për tre ditë më radhë deri në ekzekutimin e 59-vjeçarit.

Diçka e tillë është zbuluar nga kçyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në Rrëshen, çka do të thotë se autoret të cilët kanë qenë dy persona i ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës së tyre, duke gjetur momentin më të përshtatshëm për ta ekzekutuar me breshëri plumbash, mesditën e 26 shtatorit në lokalin e tij, nga ku mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës.

Ndërkohë hetimet kanë zbuluar numrin serial të fuoristrades e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Motori i këtij automjeti ka hyrë në Shqipëri nga Kosova, përmes një përsoni nga Kurbini. Ai është identifikuar dhe marrë në pyetje nga hetuesit, duke treguar se motorin e makinës e ka shitur tek përsona të tjere të cilët nuk i ka njohur.

Sipas policisë motori më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një gjendje punë.Zbulimi i këtyre detajeve solli shprese tek policia për zbardhjen e ngjarjes, por deklarimet e personit që kishte shitur motorin e makinës nuk e ndihmuan hetuesit, duke e çuar sërish këtë çështje në pikën zero.

Që prej momentit të ngjarjes e deri më tani janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe janë marrë në pyetje një sërë përsonash, por pa arritur të bien në gjurmet e vrasjes së 59-vjeçarit Martin Bardhi, ngjarja e cila tronditi qytetin e vogël të Rrëshenit.

Krahas konflikteve me familjen Reçi, hetuesit po kalojnë në sitë dhe problemet të tjera që mund të ketë patur viktima apo dhe familjar të tjere të tij.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?