Atentati në Milot ende pa autor! Merren në pyetje 12 persona, plumbat nuk depërtuan brenda automjetit

24 Korrik 2022, 10:26| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 13:31

  • Share

Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve dhe ata janë lënë sërish të lirë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

Sipas burimeve plumbat nuk kanë depërtuar brenda makinës së blinduar, por 27-vjeçari Preçi i cili u qëllua i pari ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e armës, çka i shkaktoj plagë vdekjeprurese. Në ato momente edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur rreth 5 minuta, ai ka hyre sërish në makinë, për të gjetur mbrojtje dhe vetëm 2 plumba e kanë prekur në bark dhe këmbë. Ndërkohë Janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar. Pamjet filmike po analizohen për të parë lëvizjet e automjetit të autoreve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjetër Milot-Fushë Krujë dhe pas ngjarjes kanë ndjekur sërish këtë intenerar.

Gjithashtu janë kontrolluar 8 ambiente dhe çdo provë, mjet e armë të administruara në vendngjarje apo ambjente të tjera në kuadër të këtij hetimi, do të përpunohen e ekzaminohen në laboratorin e policisë shkencore. Ylli Ibrahimit 48-vjeç dhe Klisman Preçit 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar tek pallati ku ata jetonin. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek e shkuara e dy personave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar.

Me dhjetra persona janë shoqëruar, por deri më tani hetuesit ende nuk kanë asnjë të dyshuar për atentatin. Hetimet e policisë janë pëqëndruar në të shkuarën e Klisman Preçit dhe Ylli Ibrahimit, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 24/07/2022 15:27

    Nje big like komentit tuaj , Gjergj.

    Përgjigju
  • Anton Preci: 24/07/2022 14:11

    Hajt se heren tjeter ja futni nje shishe nafte siper makines e ndezeni. E shihni si del si mij nga makina. Ose kaliber 50 qe e shpon.

    Përgjigju
  • Gjyshi: 24/07/2022 12:25

    Asnje ndryshim nga menyra e veprimit te Cosa Nostra. Lufte e pergjakshme dhe polici jashte funlsionit te saj kushtetues. Nese nuk konfiskohet pasuria e atyre ne Fush Kruje, Lac, Lezhe, Shkoder Elbasan, Vlore, Fier etj kete situate do te kemi gjithmone. Ose vemdoset autoriteti i shtetit ne kete menyre dhe me burgime te pejetshme ose ky vend kthehet si ne meksike. Perplasja eshte mes mafies dhe nje grupi gangestersh me idhul kermen Vis Martini. Do fitoje mafia por duhen goditur fort te dyja palet. Shteti nuk mund te rrije me duar kryq dhe me polici te inkriminuar deri ne palce.

    Përgjigju
  • Dite me te mira po vijne: 24/07/2022 11:33

    Nje shtet inekzistent, nje polici e tredhur deri ne palce. Nje pisllek ne cdo qelize te shoqerise. Kjo pra eshte fundi i nje politike 30 vjecare qe ke ende shkaterrim per te sjelle.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/07/2022 10:58

    U ka dalè afati i skadimit "tè fortève". Ata qè i lejuan tè hapen prapanicash deri tani dhe i pèrdornin pèr punè komunaleje, kanè vendosur tè pastrojnè territorin sepse njè kohè tjetèr po fillon. Kush e ka radhèn? Cili pleh do tè gjejè kazanin qè meriton nè ditèt nè vijim? Tè bèsh tè fortin nè Shqipèri, "funksionon" vetèm kur shteti ka mbyllur sy e veshè dhe dremitet nga "halle" tè tjera. Nèse vendos tè zgjohet nga gjumi, dhe pèr kètè kemi nevojè si ujin e pakèt, atèherè "cubat" gjejnè vèndin nè kazan. Ata qè deri dje bènin "sovranistin" dhe shpresonin qè BE tè deklaronte JO nè e radhès, le tu shkojnè pas "tè fortève". Me fjalèt e Ilir floririt. NJÈ DITÈ E RE PO AGON.!!!

    Përgjigju
    • Gjergj: 24/07/2022 14:32

      @Ps. Nuk ke faj qè nuk kupton shqipen e shkruar. Èshtè pasojè e dipllomave tè KRISTAL. Jo, nuk do ketè doemos mè shumè vrasje. Thjeshtè iu èshtè "prerè bileta pèr matanè" atyre qè filluan tè besojnè se èshtè bishti mè i rèndè se sqepari. E vèshtirè ta kuptojè njè koqe kanari si ti por pèrpiqu, si ato karanelet ZANA, qè po qe se nuk i haje, "i mbaje nè gojè".

    • [email protected]: 24/07/2022 13:27

      Shume konfuz je me kete qe thua. Dmth ti thua eshte ok qe ndodh keshtu? Eshte ok e shteti ka prioritet vjedhjen dhe jo rendin? Kur nje bande vret banden tjeter, bandat nuk zhduken, por disa behen me te forta. Asnje dite e re nuk po agon. Ditet do te jene te njejta me kete politike qe synim kryesor ka vjedhjen. I vetmi ndryshim do jete se do kete me shume vrasje, me shume pasiguri. Dhe shqiptaret per dite e me shume do braktisin vendin. Me pak fjale, ja ke fut kot plako. Nje keshille e kam per ty, mos ha shume sufllaqe se te trash mendjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?