Atentati në Laç, gjenden 2 makina të djegura në Fushë-Milot! Brenda tyre ishin 4 armë zjarri! Ardjan Gjeloshaj pare hetuesve: S'kam konflikte

12 Shkurt, 09:24| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:34

  • Share

Dy makina të djeguar Range Rover që dyshohet se u përdorët nga autorët e atentatit të së shtunës në Kurbin u gjetën në Fushë Milot, bashkë me 4 armë automatike. Para hetuesve Ardjan Gjeloshi pretendon se nuk ka asnjë konflikt, megjithatë pista kryesore është ajo e hakmarrjes. 

Pasi qëlluan me breshëri plumbash drejt Ardjan Gjeloshit në Gurëz të Kurbinit, duke e lënë të atë të plagosur dhe u vra ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana, autorët e krimit gjakftohtë dogjën 2 makinat që përdorën në atentat, për të zhdukur çdo provë shkencore e cila mund t’i implikonte në krim. Dy automjetet Range Rover u gjetën të shkrumbuara pranë brigjeve të lumit “Mat” në Fushë Milot, jo shumë larg Rrugës së Kombit. Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur aty.

Makinat u pikasën nga banorë të zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Brenda tyre ekspertët e kriminalistikës gjetën 4 armë automatike të shkrumbuara totalisht, të cilat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, edhe pse pak shpresa ka për prova. Njëra prej tyre mendohet se u përdor në atentatin që prodhoi një viktimë të pafajshme dhe plagosi shënjestrën. Vendi ku u gjetën makinat e shkrumbuara gjendet rreth 5 km larg vendngjarjes dhe vetëm 1 km larg Rrugës së Kombit, pikë që në vazhdimësi përdoret për të shkrumbuar mbetje të ndryshme. Autorët, me sa duket, kanë gjetur këtë pikë strategjike për t’i humbur vëmendjes së policisë, e cila i pikasi gati me 24 orë vonesë.

Ndërkohë, në deklarimet e tij para hetuesve, Ardjan Gjeloshi ka treguar vetëm dinamikën e ngjarjes, duke mohuar të ketë konflikte me të tjerë, pa ndihmuar në orientimin e hetuesve drejt një piste të qartë hetimi. Në 2 ditë u shoqëruan dhe pyetën një numër i konsiderueshëm personash, të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk rezultuan të vlefshme për hetuesit. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar te hasmëria, e cila lidhet me një ngjarje të vitit 2002 ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie.

Të dyshuar për krimin kanë qenë Gjeloshi me të vëllain. Hetuesit dyshojnë që autorët të jenë me pagesë dhe të ardhur nga zona e Krujës para atentatit. Lëvizjet e tyre u filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nuk u identifikuan pasi ishin të maskuar. Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij. Autorët mendohet se kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij.

Ora 12:59
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u dogjën dy ‘Range Rover’ që u përdorën për atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin! Brenda dhe 4 automatikë

 

Dy automjetet Rang Rover te përdorur nga autoret në atentatin ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, në Gurez të Kurbinit u gjeten të djegura pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot. Makinat janë pikasur nga banor te zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes. Mbetjet e makinave dhe armeve janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonjë gjurme që mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve.

Ndërkohë vendit ku u dogjën makinat  ndodhet rreth 5 km prag vendit te ngjarjes dhe 1 km ne ane te Rrugës se Kombit pranë Lumit Mat në Fushë-Milot te Kurbinit. Kjo pikë përdoret ne vazhdimësi për djegien e mbetjeve të ndryshme dhe autorët duket se kanë gjetur pikërisht këtë vend për tu humbur gjurmë, duke bërë që dhe policia të informohet 1 dite pas ngjarjes për makinat e djegura.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?