Atentati në Fushë Krujë, brenda makinës së djegur, katër kallashnikovë! Fotot ekskluzive

15 Mars, 17:41| Përditesimi: 15 Mars, 18:52

  • Share

Katër kallashnikovë janë gjetur në mjetin  e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan pasditen e sotme Gentian Bejtjan në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet e kallashnikovëve të djegur. Makina e djegur u gjet në fshatin Hasan, gati 5 km larg banesës ku dhe ndodhi ekzekutimi.

"Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton policia. 

1710520642_kallashi.jpg


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnikovë (VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?