Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku u vra shoferi i tij, atentatorët nën akuzë dhe për trafik droge

17 Tetor 2023, 13:23| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 15:57

  • Share

Grupi që i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge. Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, SPAK, ka caktuar një masë të dytë sigurie arrest me burg për anëtarët e këtij grupi, për këto akuza. Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Evropian. Aktiviteti në vitet 2020-2021.

Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku e Bashkim Haxhisë. SPAK tregohet e rezervuar për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vërtetësia: 17/10/2023 14:55

    Mirë këtapor më duket se po fshihet me wëllim mbrojtie në heshtie e shkakut.Qëta dini pop.ynë ka një shpreje atë,me elefandin e mizën.Shihni gjyqtar ish prokurorin sps thuhet se shiko me kë ri të të them se kush është.

    Përgjigju
  • Plepat: 17/10/2023 13:35

    Keta duhen denuar 3 here me te perjetshem. E para per atentatin, e dyta per trafikun e droges dhe e treta dhe me kryesorja qe gabuan shenjester.

    Përgjigju
    • Durres-plazh: 17/10/2023 14:47

      Po motra me mamin tend me sa u denua ne 2015

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?