Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet ‘Audi Q7’ i djegur, u përdor nga autorët

6 Janar 2022, 09:50| Përditesimi: 6 Janar 2022, 15:58

  • Share

Një ditë pas atentatit në Vlorë, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazën, ku dyshohet se është mjeti i përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda janë gjetur 2 krehëra kallashnikovi.

Policia ka gjetur mjetin "Audi Q7", i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

Autorët pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj, u larguan me “Audin Q7” drejt fshatit Trevllazën.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie! Shenja plumbi e njolla gjaku, çfarë ka mbetur në vendngjarje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?