Atentati në Vlorë, 34-vjeçarit iu vendos bombë e lidhur me celular! Një person i maskuar e montoi 15 minuta para shpërthimit! U aktivizua sapo viktima iu afrua

20 Dhjetor 2021, 09:19| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 16:04

  • Share

VLORË- Lënda plasëse me qëllim ekzekutimin e 34-vjeçari Indrit Sadedini, dje në Vlorë, ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli është vendosur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, dhe ka hedhur pakon duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy.

Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët. Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.

Shpërthimi i fortë ndodhi rreth orës 15:00, në lagjen ’10 korriku’, një ditë më parë në Vlorë, ku 34-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme. Ai u soll me urgjencë për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë dhe për momentin gjendja e tij është e mirë.

Indrit Sadedinaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por megjithatë shkak për shpërthimin dyshohet konfliktet e mëparshme të 33-vjeçarit. Burime nga Policia e Vlorës për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se pista që po hetohet si motiv për atentatin është ajo e prishjeve të pazareve të drogës.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Indrit Sadedinaj është bërë një atentat, pasi edhe katër vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.

Ora 10:19
Vendi i bërë gropë nga shpërthimi, pamje ku ishte vendosur tritoli në Vlorë për vrasjen e Indrit Sadedinit

Vendi i bërë gropë, njolla gjaku, dhe bordura e shkatërruar! Këto janë pamjet që vijnë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dje në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në hyrje të një garazhi me qëllim vrasjen e Indrit Sadedinit. Siç duket shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka arritur që bëjë një gropë, por fatmirësisht 34-vjeçari ka arritur që të mbijetojë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2021 23:55

    Perderisa ka qene e lidhur me celular,kjo d.m.th.qe atentatoret kane qene shume afer,aq afer sa e kane pare kur ka dale dhe kane vepruar.A jane kontrolluar kamerat e zones (jo vetem te rruges), per ndonje makine te parkuar dhe qe largohet pas shperthimit?

    Përgjigju
  • Vlora: 20/12/2021 11:58

    Shkodra je i madh.hahhahahha

    Përgjigju
  • Eee: 20/12/2021 11:07

    Une se kuptoj kur e dine sa problematik jane pse bejne femije.

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/12/2021 10:18

    Nuk ju falet vlonjateve dy her atentat e mos te arrijn ta ekzekutojn

    Përgjigju
    • Loti: 20/12/2021 15:29

      E kan ber DYI(DoItYourself) se kan dash te kursejn leket dhe kan rrethin shoqeror te ngushte. Tani i kapin fill e i bejn leket avokat.

    • Grupi: 20/12/2021 11:11

      Je shume i sakte por mos kane qene nga fieri ose lushnja ekzelutoret hahaha cfare na ka gjetur.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?