Atentati në ‘Don Bosko’, policia bie në gjurmët e autorëve! Realizohet identikiti i njërit prej vrasësve

22 Mars 2023, 11:13| Përditesimi: 22 Mars 2023, 15:28

  • Share

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.

‘Është një hetim që do të marrë kohen e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim.’- tha Vocaj.

Vrasja në 'Don Bosko', nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. 

Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës  së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia: 22/03/2023 18:53

    Ne pm te gjith ne burg do shkojne e ca ne varr do shuhet rraca e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?