Moszbardhja e atentateve mafioze që ndodhin në vend ku po vriten edhe të pafajshmit, vendos qytetarët në pozitë pasigurie dhe trembje. Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv.
Softa tha në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se aktivitet e grupeve kriminale bëjnë krime kaq të rënda dhe janë pikërisht persona që i shpëtojnë viteve që duhet të kalojnë pas hekurave sic është rasti i Fatjon Muratit.
“Moszbardhja e këtyre ngjarjeve ka efekte negative sepse i vendos në pozitë shumë të vështirë dhe pasigurie qytetarët por tremb edhe ata që merren me biznes se po goditen lokalet, zonat e banimit. Kjo gjendje nuk është e para, nuk është e vetme apo e shkëputur. Ka shumë ngjarje që ndodhin. Janë aktivitetet e grupeve kriminale dhe patjetër që janë prekur interesa grupesh.
Të gjithë personat e shkallës së lartë të rrezikshmërisë që janë të implikuar në këto aktivitete, herë pas here kanë shpëtuar nga vitet e burgut dhe i janë lehtësuar masat deri në arrest shtëpie. Murati është larguar në drejtim të pikës kufitare me Kosovën dhe sipas informacioneve ka shkuar në drejtim të Turqisë. Është forma më e mirë për t’i liruar këta njerëz. Edhe kur kryejnë krime të rënda, ata i investojnë dhe bëhen kurajozë”, tha Softa.
I pyetur se cili është burimi i parave, Softa përmendi edhe arrestimin e efektivit të RENEA-s që u kap me 100 mijë euro në makinë duke thënë se pasuria e vërtetë është ajo që nuk shohim. Sipas ekspertit të sigurisë, kjo është arsyeja përse DEA amerikane kërkon informacion nga qytetarët shqiptarë për veprimtaritë kriminale.
//ReportTv.al“Personi që është ndaluar sot nga RENEA kishte makinë të shtrenjtë dhe vlera brenda ishte e ngjashme me atë të makinës. Pasuria e vërtetë është ajo nëntokë, ajo që shohim është makijazh. Monedha që qarkullon vjen nga bota e krimit ndaj DEA do të instalohet në Shqipëri”, tha Softa.
populli te rrembeje armet e te beje roje tek dera e shtepise,,,tek fundi i lagjes,,tek fundi i fshatit-qytetit,,si ne 1997,,,,,ti dale zot vetes sepse shteti nuk e mbron nga krimi,,,,kush kalon pas ores 7 te darkes te ndalohet nga keto njesi territoriale dhe te pyetet ku po shkon ,,,po te kundershtoje te vritet ne vend,,,,asnje meshire per kriminelet,,,ne keto njesi vullnetare-territoriale per mbrojtjen e rendit ,,,,police te shtetit mund te vijne te inspektojne,,,,ose te vijne kur te thirren ne telefon nga keto njesi,,,,,ngrihuni ne kembe mos rrini ne doni nder e jete....
Përgjigju