Atentati mafioz i 13 muajve më parë, kujtohet në rrjete sociale Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinaj! Publikojnë videot e fundit me të

17 Dhjetor 2022, 19:13| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 19:43

  • Share

Kur kanë kaluar 13 muaj nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, ngjarja ka ngelur sot e asaj dite e pazbardhur. Policia e Tiranës akoma nuk ka lidhur të gjitha fijet për të shkuar drejt autorëve të ngjarjes, të cilët shkrehën dhunshëm kallashnikovin në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir.

Por, Erigers Mihasin, mik i ngushtë Ervis Martinajt, e kujtojnë shokët dhe miqtë e tij nëpër rrjete sociale. E tillë është kjo video e hedhur nga të njohur të tij, të cilët janë akoma të prekur nga humbja e 32-vjeçarit. Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që publikohen për herë të parë, shfaqet Eriges Mihasi duke ecur, ndërsa në një tjetër ai shfaqet duke komunikuar në videocall me miq të tij dhe foto e video selfie.

Erigers Mihasi u ekzekutua më 13 nëntor 2021 në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Autorët që i morën jetën 2 të rinjve me breshëri kallasnikovi dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisën për t'i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë.

Erigers Mihasi, 32 vjeç që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Komento

Komente

  • Halit: 18/12/2022 06:15

    Kujtojeni sa te doni por mos harroni se te gjitje keta kme marre ate qe meritonin. Kesaj toke jane hequr nje grup kriminelash dhe uroj te hiqenbedhe ata qe hiqen keta e keshtu me rradhe. Te vjen keq per moshen por harrojne çunat se kush jeton me shpate nga shpata vdes.

    Përgjigju
  • Yrshek city: 18/12/2022 00:03

    Gersi shkret sa gjynah! Ti rrojn kalamojt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?