Hotel Dajti

Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’

31 Tetor 2023, 18:35| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 18:38

  • Share

Kadri Cakrani e tregon në mënyrën e mëposhtme atentatin komunist të datës 3 shkurt 1944 para hotel "Dajtit". Të njëjtën ditë u vra edhe nipi i Xhafer Devës. Në të dy atentatet, komunistët nuk i shquan objektivat e tyre, xhafer deva dhe Kadri Cakrani, por qëlluan ndaj njerëzve të tjerë.

Nipi i Xhaferit arriti t’i mbijetojë plagëve, por komunistëve e dënuan një vit më pas me gjyq dhe e ekzekutuan. Ja pjesa e atentatit para hotelit, ku objekt ishte Kadriu:

“E kisha pirë kafenë për gjysmë kur dëgjova disa të shtëna e krisma dhe një breshëri plumbash, jo shumë larg. Nxora Walterin dhe shkallëve dola jashtë. Te dera e jashtme e oborrit po vazhdonin të qëllonin dhe unë ashtu përkulur pashë se kishin sulmuar makinën time. Me siguri kishin kujtuar se isha unë kur po dilte. Pashë në krahun e djathtë të makinës tim nip, Isa Xhindolen, i cili ndërroi pozicion dhe po qëllonte me pistoletë. Dy xhandarë që patrullonin aty afër, po ashtu.

Nxitova, si do që qëllonin dhe u afrova tek makina, po nga dera e hapur shoferi im, i goditur nga afër, ishte vrarë mbi timon. Isa Xhindole duroi deri sa shkova dhe ra në tokë i gjakosur dhe pa ndjenja. Kishin kujtuar se më kishin goditur mua, pasi makinën e njihnin dhe kishin qëlluar shoferin nga drejtime të ndryshme një herësh. Por shkëmbimi i zjarrit kish bërë që ordinanca të kish vrarë në vend njërin, një djalë të ri që ishte jo shumë larg.

Tjetrin që mbështeste me zjarr shokun e tij, ai që goditi nga afër, ish qëlluar nga shoferi. Të gjithë kishin ikur me vrap dhe dy xhandarë që patrullonin aty afër, filluan të shtinin dhe atentatorët nuk ikën dot si e kishin bërë planin. Mbase nuk ishin nga Tirana dhe mund t’i mbështesnin gueriljet nëpër rrugët e qytetit. Sulmi ishte i shkurtër dhe që nga makina me të vrarin qëllova dhe unë një karikator pistolete në atë drejtim. Këto më shumë për zjarr, se po ngrija në atë moment nipin tim të plagosur.

Shpërtheu befas dhe një bombë që më bëri të ulesha, pasi mund të dukej ndonjë atentator pas tymit. Ata do të më njihnin me një herë nga që isha i gjatë, prandaj kur pushuan të shtënat dhe u shpërnda tymi, pashë që xhandarët shkuan të parët. Ishin 4 vetë, po unë nxitova për në spital me nipin e plagosur”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?