Foto ilustruese

EMRI+FOTO/ Atentat në Greqi! Lufta mes bandave të drogës, 43-vjeçari shqiptar qëllohet 3 herë me armë zjarri nga një makinë e zezë

25 Janar, 11:05| Përditesimi: 25 Janar, 12:18

  • Share

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 Janar) në Kato Ahaia, Greqi. Një shtetas shqiptar 43 vjeç është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makinë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23.30 të mbrëmjes, kur shqiptari është goditur 3 herë më armë zjarri nga brendësia e një automjeti ngjyrë e zezë, e cila është larguar me pas me shpejtësi.

Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios.

Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete, raporton Protothema.gr.

43-vjeçari rezulton me precedentë penalë për çështje droge dhe ishte liruar nga burgu kohët e fundit.

Burimet policore i thanë Top Channel, se është zbuluar identiteti i 43-vjeçarit shqiptar, i cili quhet Emil Fatmir Backa. Burimet bëjnë të ditur se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge.

Sipas tyre ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.

Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.

Emil Fatmir Backa

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?