Pamje nga vendngjarja

Atentat me armë zjarri në Gjermani, plagoset rëndë shqiptari nga Kosova, autori arratiset nga vendngjarja

16 Nëntor 2022, 19:03| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 19:11

  • Share

Një 55 vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në Berlin të Gjermanisë. Atentati është bërë nga një person ende i paidentifikuar i cili ka arritur të arratiset nga vendngjarja.

Mësohet se atentatori ka qëlluar me armë zjarri ndaj 55 vjeçarit i cili po udhëtonte me një makinë tip “Audi”.  Sipas informacioneve nga mediat gjermane, shqiptari me inicialet B.Z ka një plumb në shpatull dhe gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Pas ngjarjes së ndodhur, 55 vjeçari u dërgua ngë spital. Bëhet me dije gjithashtu se në automjet nuk kishte pasur persona të tjerë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?