Foto nga vendngjarja

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

4 Maj, 20:39| Përditesimi: 4 Maj, 20:43

  • Share

GREQI – Një 41-vjeçar nga Gjeorgjia është vrarë ditën e sotme rreth orës 14:00, në një rrugë kryesore në Stavroupoli, Selanik. 

Gjeorgjiani, i cili sipas mediave greke është i njohur për autoritetet, u qëllua me armë zjarri nga një person që brenda një makine në lëvizje.

Sipas mediave greke, në makinën nga ku u qëllua për vdekje 41-vjeçari - tip “Renault”, pa targa – dyshohet të kenë qenë dy burra dhe një grua.

Gjeorgjiani u qëllua me 3 plumba, në rrugën “Vassili Tsitsani”, sapo kishte zbritur nga motori që drejtonte dhe kishte hequr kokoren. Plumbat e kanë kapur në shpinë dhe në shpatull.

Vrasja ka ndodhur pranë një këndi lojërash për fëmijë.
 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?