'Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?', Rama replika me komentuesit: Kujdes nga burimet e infektuara, se turbulloseni

8 Shkurt 2021, 19:38| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 19:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit, ku njëri prej tyre e ka pyetur  se me çfarë lekësh e ka blerë vilën në kompleksin Vala Mar në Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit.

Rama, i cili ka publikuar komenti e qytetarit në Instagram, shkruan se as nuk e di ku bie dhe as ka një vilë të tillë, por i kërkon që ai dhe të tjerë të bëjnë kujdes nga informacionet e rreme që marrin pasi i 'trullos' dhe u fut në kokë mendime të pasakta dhe 'infektohen'

“Atë vilen ne Vala Mar me ç'fare lekësh e bleve!”, shkruan komentuesi.

“Nëse kjo pyetje me drejtohet mua përgjigja është kujdes nga burimet e infektuara ku fusni kokën, sepse dizinformimi dembelos trurin, trash gjuhen, turbullon syrin, jeshilos gjakun dhe e trullos robin e Zotit!”, shkruan Rama.

Komento

Komente

  • tres: 08/02/2021 22:41

    ore rama, esht fukara, ska buke te haje, ka mar borxhe per te blere sheqer, kafen e pi tek fshataret kur shkon ti inaguroje shtepine, per te ngrene ha vetem grosh qe i blen kur merr rrogen, per tu veshur vishet te gabi, kshuqe mos e ngacmoni kryeministrin tone suprem.

    Përgjigju
  • Zoti: 08/02/2021 20:23

    Rama! ne rastese nuk eshte e vertete,edhe un deshiroj qe mos te jete! ate komentuesen ta denoncosh per shpifje!

    Përgjigju
    • Pitja e Arte: 09/02/2021 08:11

      Me ca e kishe Sufllaqen ti Cubi... Mish patate Salce Kosi??

    • Cubi: 08/02/2021 22:10

      Jemi mbase unikal qe akuzojm sa te mundemi edhe pa patur fakte. Edhe me e keqja sdime te kerkojm falje.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?