‘Ata që komentojnë në rrjetet sociale janë pabuksa’ Robert Aliaj: Kristi duhet të ishte tashmë në finale

27 Prill 2023, 16:01| Përditesimi: 27 Prill 2023, 16:06

  • Share

Robert Aliaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku komentoi rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në “Big Brother VIP.

Roberti deklaroi se Kristin e sheh si finalisti ne katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status. Ai shtoi se nuk bazohet në komentet e njerëzve në rrjetet sociale, pasi sipas tij ata nuk votojnë, duke i cilësuar si “pabuksa”.

“Kristi duhet tak ishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa.”- tha Robert Aliaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?