'Opozita po sillet si bandë' Petro Koçi ngre zërin: Berisha në SPAK për faj të fëmijëve! Ata që ju bëri kokën po ja hanë

17 Janar, 11:02| Përditesimi: 17 Janar, 11:55

  • Share

Deputeti Petro Koçi u shpreh i shqetësuar lidhur me aktivitetin e komisioneve parlamentar i cili për të shmangur skenarin kaotik që prej 3 muajsh organizojnë deputetët e Berishës dhe të Bardhit është kthyer në online.

Koçi foli ashpër duke thënë se po bredhin si bandë nëpër dyert e komisioneve.

“Deputetët e opozitës na kanë dhunuar të drejtën e fjalën në Kuvend. Opozita e ka braktisur parlamentarizmin, nëse nuk e ka braktisur kuvendin e bën vetëm për të mos ju ndërpritet paga. Deputetët e opozitës po bredhin si bandë nëpër dyer të komisioneve për të penguar funksionimin e komisioneve” tha Koçi në mbledhjen online të komisionit të ligjeve. 
 

Më tej u ndal dhe tek Berisha duke thënë se ndodhet përballë SPAK jo për faj të Edi Ramës, as deputetëve por për faj të fëmijëve të tij, madje dhe deputetët e tij po e marrin  në qafë.

"Situata ku ndodhet Berisha nuk është për faj të SPAK, as për faj të Edi Ramës, as të PS dhe as të PD. Fajin për të e kanë fëmijët e tij, ata që ju bëri kokën tani po ja hanë kokën këtij vetë. Është jo normale që deputetët e opozitës po bëjnë këtë që i kanë bërë fëmijën e tij, po e marrin në qafë me këtë mbrojtje. Prandaj duhet të kthehen në normalitet. Po na pengohet me dhunë ushtrimi i kompetencave tona si deputetë dhe përfaqësim të popullit"

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?