Astronautja shqiptare, ja pse një trup qiellor me emër shqiptar vërtitet në gjithësi

21 Maj 2020, 11:20| Përditesimi: 21 Maj 2020, 13:12

  • Share

Nuk ka rëndësi mosha dhe asnjë pengesë tjetër, e cila mendojmë se na kufizon për të arritur ëndërrat tonë. Këtë shembull e tregon shumë mirë edhe astronautja shqiptare Pranvera Hyseni, e cila në një intervistë për ‘’ Rreze Dielli’’ ka treguar historinë e saj të suksesit. Ajo është vetëm 24 vjece por ka arritur të themelojë dhe udhëheq organizatën e vetme astronomike në Kosovë.

‘’ Eklipsi I diellit është paraqit në Kosovë në vitet ’99 në atë kohë kam qenë vetëm katër vjec por më ka mbetur në kokë që në atë moment dhe kam filluar të lexojë libra, me kontaktuar me personat që merren me këtë fushë, dhe kam ardhur deri në këtë fushë, ku kam dëshirë ta kem si profesion’’ shprehet ajo , ndërsa po vazhdon universitetin në Kaliforni në ShBA.

‘’ Në vitin 2015 kam themeluar organizatën e astronomisë me të cilën kam qëllim popullarizimin e astronomisë në Kosovë, e me  këtë organizatë jam munduar që të sigurojë sa më shumë pajisje optike që na duhen, sa më shumë pajisje dhe punë praktike për ta mësuar, prej 5 vitesh kemi organizuar mjaft aktivitete në mbarë Kosovën’’ thotë Pranvera e cila shprehet gjithashtu se në Shqipëri e Kosovë është një shkencë që pothuajse nuk njihet fare.

Për më tepër puna e sukseshme e Pranverës, u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21 vjeçares. Ky asteroid është Asteroidi Pranvera Hyseni 2000 EK140. Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë shqiptare është një krenari e pa përshkrueshme që falë saj një trup qiellor me emër shqiptar të vërtitet në gjithësi.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?