AstraZeneca nuk përmbush premtimin për Bashkimin Evropian, 90 milionë doza më pak në tre mujorin e dytë

24 Shkurt 2021, 13:52| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 13:54

  • Share

Kompania e prodhimit të vaksinave AstraZeneca pritet të japë më pak se gjysmën e vaksinave COVID-19 që është kontraktuar të sigurojë në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit.  Duke ngritur kështu shqetësime se kjo mungesë do të thotë që BE mund të mos jetë në gjendje të përmbushë synimin e saj për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në verë.

Lajmi është dhënë nga një zyrtar i BE-së, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime me prodhuesin anglo-suedez të ilaçeve,  i cili tha se kompania i kishte raportuar unionit se do të jepte më pak se 90 milion doza në tremujorin e dytë”

“Për shkak se ne po punojmë tepër fort për të rritur produktivitetin e zinxhirit tonë të furnizimit në Bashkimin Europian dhe jemi duke bërë gjithçka që është e mundur për të përdorur zinxhirin global të furnizimit ne shpresojmë që të jemi në gjendje t'i sjellim dërgesat tona më afër në përputhje me marrëveshjen e blerjes paraprake”, tha një Zëdhënës i AstraZeneca

Kompania duhej të siguronte 180 milionë vaksina në tremujorin e dytë të vitit. Mungesa e vaksinave e cila nuk është raportuar më parë, vjen pas një reduktimi të madh të furnizimeve në tremujorin e parë, gjë e cila nxiti edhe disa konflikte me kompaninë.

Vaksina e AstraZeneca u autorizua në fund të janarit e në të njëjtën kohe disa shtete anëtare të BE-së sikundër Hungaria po përdorin gjithashtu vaksina kineze dhe ruse.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?