Foto ilustruese

AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor

30 Prill, 20:05| Përditesimi: 30 Prill, 20:07

  • Share

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor.

Gjigandi farmaceutik është paditur nga një grup personash, me pretendimet se vaksina e tij, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Sipas "The Telegraph", avokatët e tyre argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor që ka rezultuar shkatërrues për disa persona dhe familje.

Rasti i parë u paraqit vitin e kaluar. Jamie Scott , baba i dy fëmijëve, mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit nga një mpiksje gjaku dhe hemorragji në tru.

AstraZeneca po kundërshton pretendimet, por ka pranuar, në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në shkurt, se vaksina e saj Covid "në raste shumë të rralla, mund të shkaktojë TTS".

TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak.

Pesëdhjetë e një padi ndaj gjigandit farmaceutik janë depozituar në Gjykatën e Lartë, nga të afërm të viktimave, që kërkojnë dëmshpërblim që vlerësohet të jetë deri në 100 milionë funte.

Nëse firma e barnave pranon se vaksina ishte shkaku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes në raste specifike mund të çojë në dëmshpërblime të shumta.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?