Ish-kryeministri Fatos Nano

Associated Press shkruan për shëndetin e Fatos Nanos: Ish-kryeministri po lufton për jetën në spital

1 Shtator 2023, 12:33| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 12:49

  • Share

Ish-kryeministri Fatos Nano, vazhdon trajtimin në spital në ditën e 9 të shtrimit si pasojë e problemeve me frymëmarrjen. Për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit kanë shkruar edhe mediet ndërkombëtare.

Agjencia Associated Press, shkruan se ish- kryeministri po lufton për jetën në spital, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale. AP thekson se Nano po trajtohet për shkak të problemeve në mushkëri.

Ish-kryeministri socialist, vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive. Burime nga spitali për Report Tv bënë me dije se mjekët i kanë bërë një ndërhyrje në trake për t’i lehtësuar frymëmarrjen. Ish kryeministri dhe lideri i historik i PS, u nderua nga Kryeministri Rama me medaljen e mirënjohjes publike disa ditë më parë.  

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?