Fredi Beleri

Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare kandidat për eurodeputet në Greqi

17 Prill, 10:15| Përditesimi: 17 Prill, 10:20

  • Share

Lajmi që në listat e partisë greke në pushtet “Demokracia e re” ndodhet edhe një person i dënuar në burgjet shqiptare ka marrë vëmendje në mediat ndërkombëtare. “Associated Press” i ka kushtuar vëmendje rastit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që garon tashmë për eurodeputet.

Shkrimi i plotë i Associated Press

Partia konservatore qeverisëse e Greqisë shtoi si kandidat për eurodeputet, një të dënuar nga drejtësia në Shqipëri, pjesë e minoritete grek, duke shtuar tensionin midis dy vendeve.

Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës vitin e kaluar, por u arrestua me akuza për blerje votash dhe nuk u betua. Më pas ai u dënua me dy vjet burg.

Beleri kishte mohuar akuzat kundër tij dhe qeveria greke e quajti paraburgimin e tij të padrejtë, duke kërcënuar se do të bllokonte përpjekjen e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Partia në pushtet Demokracia e Re bëri njoftimin e papritur të hënën vonë, duke lejuar Belerin të konkurrojë në zgjedhjet që do të zhvillohen midis 6-9 qershorit në 27 vendet anëtare të BE. Grekët pritet të votojnë më 9 qershor.

“Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për sundimin e ligjit dhe demokracinë,” shkroi Beleri në Facebook të martën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?